AKTUALITET, 31 Maj 2023, 16:59

Mbytet një person te “Ura e Zogut” në lumin Mat, mister identiteti i viktimës

Mbytet një person te “Ura e Zogut” në lumin Mat, mister

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te “Ura e Zogut” në lumin Mat, ku një person është mbytur dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se për nxjerrjen e trupit të pajetë nga rrjedha e ujit nevojitet ndihma e palombarëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.