AKTUALITET, 31 Maj 2023, 16:38

Punëtori u rrëzua aksidentalisht në vendin e punës dhe humbi jetën, telashe për pronarin e hotelit në Vlorë

Punëtori u rrëzua aksidentalisht në vendin e punës dhe humbi

Një 62-vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi ra nga lartësia në vendin ku punonte. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.K.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi për shtetasin H.H., 74-vjeç, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është rrëzuar 62-vjeçari, i cili fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

“Nga specialistët u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.