AKTUALITET, 31 Maj 2023, 17:20

"Shtrëngohet rripi" kundër kopjacëve/ Nesër provimi i parë i Maturës, gjimnazistët do të monitorohen me kamera

"Shtrëngohet rripi" kundër kopjacëve/ Nesër

Nesër, më 1 qershor, është provimi i parë për Maturën Shtetërore.

Testi i parë do të jetë ai i Anglishtes, i cili këtë vit do të zhvillohet në ambiente të mëdha.

Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.