TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë persona u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Greqi në Voula, mes tyre 3 shqiptarë që mbetën të plagosur rëndë. Mediat greke shkruajnë se emra “të rëndë” të krimit kanë marrë pjesë në përplasjen e armatosur. Kamerat kapën autorët duke u larguar me vrap.
“Kathimerini” shkruan se një rol qendror në ngjarje ka pasur një “grupi zhvatës” duke identifikuar si motiv të mundshëm larjen e hesapeve nga trafiku i drogës. Shumica e të përfshirëve janë pjesë e rasteve të trafikut të drogës, grabitjeve dhe rrahjeve si pjesë e përfshirjes së tyre në grupin “Bravo”.
Një nga shqiptarët e plagosur u arrestua në prill 2018 për një sulm të armatosur ndaj punonjësve të policisë në Kallithea. Në sy të policisë i dyshuari kishte ikur me vrap dhe gjatë ndjekjes arma i kishte rënë në rrugë. Megjithatë, më vonë dhe ndërkohë që policia vazhdonte ta ndiqte ai kishte hapur zjarr ndaj tyre me një armë të dytë që posedonte. Ai u arrestua dhe pesë muaj më vonë u lirua.