TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari Edmond Ramollari.
Mësohet se, 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e zjarrit në banesë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë incident.