TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një konferencë për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi ngjarjen e Himarës ku një vajzë 7 vjeçare u vra nga një skaf i cili drejtohej nga polici Arjan Tase.
Berisha hodhi akuza se për këtë ngjarje janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit.
“Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato,”-deklaroi Berisha.
Fjala e plotë e Berishës:
Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit.
Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.
Por këtu ka dëshmitarë të shumtë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës, të shkarkojë menjëherë të dy ministrat, përgjegjës absolutë për fatkeqësinë, dramën që ndodhi në Potam.
Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, vampirë mediatikë dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit duke përdorur epitete halucinante, meriton një revoltë të madhe popullore. Edi Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve, u deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur turistik në Shqipëri.
Si mund të flitet për përsosmëri kund ndodhin krimet më makabre atë e di vetëm mendja e tij.