TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencë për mediat, ka prezantuar iniciativën e parë ligjore që do të ndërmarrë në shtator në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave.
“Jemi këtu për të theksuar pasojat katastrofike të korrupsionit, vjedhjes jashtë çdo imagjinate të qeverisë të hajdutokratit Rama të cilën e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuara gjatë 10 viteve qeverisje të tij.
Mbi 67% e popullsisë, pra 2/3 sot në vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë.
76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur dhe fëmijët me më pak ose në kufirin e varfërisë.
Që nga 2017, ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues dhe për këtë do të ndërmarrin menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend iniciativën për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet, që është shumë e mundur padyshim do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas do të ndjekim dhe gjykatat evropianë, ky është sadizëm”, tha Meta.