TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar sërish për çmimin e naftës.
Në një reagim në Facebook, Vasili ka kujtuar deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden që sipas tij theksoi se çmimi i naftës është në rënie rekord, por kjo gjë nuk ka reflektuar në Shqipëri.
“Bordi i hajdutëve vjedh shqiptarët me çmimin e naftës”, thekson Vasili.
Postimi i plotë:
Deklarata e Presidentit Biden, provë asgjesuese e vjedhjes se Qeverise me çmimin e Naftes!!!
Dje Presidenti amerikan Biden deklaroi shume shume qarte se çmimi i Naftes eshte ne renie rekord.
Ndersa Bordi i Hajduteve te Qeverise se Edi Rames vazhdon te mbaje shume te larte çmimin e Naftes.
Maqedonia e ka çmimin vetem 176 leke dhe uljet atje kane qene te vazhdueshme.
Ndersa ne Shqiperi çmimi eshte plot 221 leke.
Diferenca eshte e qarte dhe s’ka asnje justifikim pervec skenarit te vjedhjes qe qeveria po zbaton egersisht kunder shqiptareve.
Bordi i Hajduteve vetem vjedh shqiptaret me çmimin e naftes, faktet flasin vete.
Bordi i Hajduteve eshte thjesht nje vegel qorre qe perdoret nga Rama per te vazhduar pazarin e madh te bashkevjedhjeve me oligarket.
Deklarata e Presidentit Biden i ve vulen hajduterise shteterore te qeverise se Edi Rames me çmimin e Naftes.