TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar se Rama do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë.
Sipas tij, ky është një premtim dhe se kryeministri shumë shpejt “do ta mësoj shumë mirë kush është populli i Shqipërisë”.
Meta theksoi se ka besim tek populli shqiptar dhe se drejtësia është e kapur nga Rama.
Ish-presidenti shtoi se “nëse do të kishte drejtësi kreu i qeverisë do ishte në qeli, ose tek 5-sa me mjekun tek koka e policin tek dera.”
Ke besim tek SPAK pas denoncimit të inceneratorëve?
Ilir Meta: “Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëve është përgjigja më e mirë. Personat e përfshirë në aferën më të zezë dhe skandaloze në këtë vend, ku 14 vendime qeverie nëse do të ndiqnin procedurën normale do duhet të miratoheshin për muaj të tërë, kalojnë për 2 minuta edhe pse qeveria është paralajmëruar me vulë që po bën veprime të paligjshme. Kjo është më e qarta. Jam i sigurt që drejtësisë do e bëjë populli. Drejtësia është nën presionin Ramës.
Kemi pasur opozitën të kapur nga qeveria, drejtësia do fillojë të çlirohet kur të shohë popullin që do ngrihet. Besoj tek populli.
Ai do ta mësoj shumë mirë dhe shumë shpjet kush është populli i Shqipërisë meqë mendon se e ka futur në laborator.
Do e shijojë ku do përfundojë, nën këmbët e popullit të Lirisë, është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli, ose tek 5-sa me mjekun tek koka e policin tek dera.”