TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar se në denoncimet në vijim që do të bëhen do të zbulohen të dhëna që tregojnë se situata tek Ujesjellësat është “piramidë e ngjashme me inceneratorët”.
“Ujësjellësat janë një piramidë tjetër, aty është një histori tjetër e ngjashme me këtë të inceneratorëve.
Apo situata me OSHEE, rritja e borxheve ndaj OSHEE të gjitha janë rezultat i korrupsionit se kur është për të ruajtur rezerva ujore dhe hidrike, këta i shesin e i blejnë me 10-fishin e çmimit se bëjnë dy herë korrupsion. Dhe e bëjnë në mënyrë të ndërgjegjshme.
Rreziku i daljes, pra borxhi ka dalë nga kontrolli e tani është me rëndësi të monitorohet nga opozita, ekspertët, për të zbuluar borxhet e fshehura.
Se nuk mund të lejomë që ky vend të falimentojë se këto të ardhurat 5.5 dollarë në ditë do të shkojnë 0.5 dollarë. Kemi një qeveri të papërgjegjshme”, tha Meta.