AKTUALITET, 16 October 2026, 13:57

Aeroporti i Rinasit njofton anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë, ja destinacionet që preken

Aeroporti i Rinasit njofton anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë, ja

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë. 

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!

Për shkak të problemeve teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali, disa fluturime nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Anulimet kanë prekur fluturimet drejt dhe nga Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pisa, Rimini dhe Gjenova, si pasojë e kufizimeve të vendosura në hapësirën ajrore italiane.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në koordinim me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse për të ndjekur situatën dhe për të minimizuar ndikimin te pasagjerët.

Pasagjerët që kanë planifikuar udhëtime drejt ose nga Italia këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimeve.

Siguria dhe mirëqenia e pasagjerëve mbeten prioriteti ynë kryesor.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Aeroporti i Rinasit njofton anulimin e disa fluturimeve drejt Italisë, ja