AKTUALITET, 5 Gusht 2022, 11:23

Meta për falimentin e Bashkive: Alibi, kur i duhen vota shton administratën, patronazhistët

Meta për falimentin e Bashkive: Alibi, kur i duhen vota shton

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka quajtur “bandë qeveri” që e akuzon për vjedhje dhe shkatërrimin e financave publike, lidhur me financat e Bashkive që janë në prag të falimentimit.

Lidhur me paralajmërimin e bërë se Ministria e Financave do të marrë në dorë bashkitë që janë në prag falimenti, Meta në një konferencë për mediat tha se me këtë nisme qeveria “ka shkallmuar çdo parim kushtetues dhe evropian në vend”.

“Tani u kujtuan qe morën borxhe pafund, frynë administratat për të blerë vota, që kanë kryer supervjedhje pa fund se nuk kanë pasur kush t’i denoncojë, përkundrazi, kanë shkatërruar financat e bashkive, tani shpikin administratorët, falimentin e bashkive në kundërshtim me parimin e autonomisë dhe neneve të Kushtetutës.

Kjo tregon që kur na duhen vota shtojmë administratën, patronazhistët, fryjmë preventivat, bëjmë gjithçka për të vjedhur e blerë vota e tani kur po shtrëngohet situata me borxhin e brendshëm të jashtëm shpikim administratorët, administratorë i kanë dhe ata që kanë se të emëruar të partisë janë.

Alibi për të justifikuar se fajin na e paskan këta, por ju blini vota, fusni njerëz në punë sa të doni i tha.

A e dini si është tani situata? Katastrofike, është rritur në mënyrë marramendëse numri i administratës. Katastrofë, hipokrizi më e madhe e gjendje më rëndë e administrimit të pushtetit vendor nuk ka ku të shkojë”, tha Meta.