TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë ka ngritur alarmin për situatën e varfërisë në vend. Meta u shpreh se situata është kritike për shkak të korrupsionit katastrofik dhe përgjegjës për këtë sipas tij është Rama.
Ai u shpreh se paratë nuk shkojnë për qytetarët, por për super aferën e inceneratorëve.
Ilir Meta: “Pse paratë do të shkojnë për super aferën e inceneratorëve, paguhen akoma ato që janë në kërkim sepse është shteti ortak me ta. Ke një interes të ligjshëm për të zbatuar ligjin dhe i mban njerëzit peng.
67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë, shikoni si janë restorantet, ku janë të fortët, njerëzit e lidhur me pushtetin. Atje është mirë. Situata është kritike dhe pasojë e korrupsionit katastrofik përgjegjës kryesor është Edi Rama.”