TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardhja në Tiranë e dy zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi, ka nxjerrë në hap edhe një herë domosdoshmërinë e vijimit të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Ne mbledhjen e radhes se Këshillit Kombëtar te Integrimit Europian, me praninë edhe të komisionerit europian Oliver Varhelyi, deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se hartimi i projektligjit për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian është shenjë e vullnetit politik të opozitës për këtë proces dhe mirepret votimin unanim te tij ne Parlament.
Duke vleresuar si tejet kritike fazën në të cilën ndodhet Shqipëria, Tabaku tha se është humbur kohë të çmuar për shqiptarët, kohë e cila mund të ishte përdorur për transformimin real të Shqipërisë; me ndërtimin e Europës këtu; si dhe pasqyrimin e vlerave dhe parimeve te BE-së. “BE ka qenë në krahun dhe ndihmë për shqiptarët madje kanë qenë më pranë sa herë që qeveria e ka përdorur si alibi për pamundësinë e saj për t’u përballur me krizat”- ndaj dhe tha deputetja -“ Për ta bërë gjithëpërfshirës, për të shtrirë dorën ndaj mendimit ndryshe ato që sot kanë gjithë pushtetet, për të diskutuar cështjet që kanë interes kombëtar, sepse pavarësisht ndasive opozita sot është alternativa e nesërme dhe ne duhet të bëjmë cdo gjë që reformat e nevojitura për procesin e integrimit”.
Ne fjalën e saj, deputetja e PD pershendeti rikthimin e procesit të Berlinit si një nismë e plotë dhe gjithëpërfshirëse që zhbën një herë e mirë tentativat gjysmake për procese simultane.
"Data 16 tetor, do të jetë një tjetër ditë e shënuar dhe e rëndësishme për vendin tonë jo vetëm sepse pret këtë proces por sepse hedh një tjetër hap në anëtarësimin e rajonit në BE. Si dhe i paraprin, jetësimit të heqjes së vizave për Kosovën e cila më në fund nuk është më një ishull në Ballkanin Perëndimor dhe as një zonë gri në hartën e Europës”