TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë parlamentit, është shprehur se, sipas ish-presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, pas ndërhyrjes së Charles McGonigal, Edi Rama ua hoqi fushat e naftës amerikanë dhe ua dha rusëve të GazProm.
‘Ekzekutimit në detyrë të një punonjëse në klubin e vet, në shkëmbim bandash të qeverisë dhe burgosjen e lehonës që nuk ka ndodhur kurrë që nga vitet ’50.
Reagimi i tyre ishte fajin e ka Saliu. Unë ju rikujtova dhe njëherë vrasjen e 22-vjeçares nga Kenia. Unë i akuzova se shpirti i saj kërkon drejtësi, se vrasja e saj fshihet në qeveri. Nuk dhanë asnjë përgjigje. Ulsi Manja kriminel elektoral u ngrit dhe deklaroi se jam krenar për krimin që ka kryer.
Kurrë ndonjëherë ky parlament që nga vitet ’91 e deri sot nuk ka qenë në këtë shkallë inkriminim maksimal. Ndaj e denoncoj me forcën më të madhe.
Ju e morët vesh besoj, se McGonigal është ndërmjetësi i tre fushave të naftës për Gazpromin me Edi Ramën. E morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal.
Dhe këtë nuk e deklaron një njeri dosido, por e deklaron ish-presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të tregtisë që ka qenë këtu në atë periudhë. Se si fushat e naftës iu hoqën kompanive amerikane dhe ju dhanë kompanive ruse.
Çdo ditë po dalin të dhëna të cilat e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtare dhe unë shpreh bindjen e plotë se do të ketë të pashmangshëm, fatin e McGonigal.
Faleminderit!’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.