TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë kaluar dy vite pas vrasjes së Sabrina Bengajt, Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metjan, i cili vrau 23-vjeçaren në tetor të 2021-shit në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit. Gjykata e Fierit kërkon që dënimi të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.
Trupa gjykuese përbëhej nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka, ndërsa prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka.
Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.