AKTUALITET, 16 Mars 2023, 14:35

Sarandë, djali i mitur mbytet në liqenin e Mursisës

Sarandë, djali i mitur mbytet në liqenin e Mursisës

Një fëmijë i vogël ka humbur jetën tragjikisht sot në Sarandë. Mësohet se i mituri ka rënë aksidentalisht në liqenin e Murisë duke humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.