AKTUALITET, 16 Mars 2023, 14:15

Zyrtarizimi i koalicionit të opozitës, Meta mbledh kryesinë e PL dhe kandidatët për këshilltar në Bashkinë e Tiranës

Zyrtarizimi i koalicionit të opozitës, Meta mbledh kryesinë e PL

Një ditë pas zyrtarizimit të koalicionit të opozitës së bashkuar i cili u regjistrua në KQZ me emrin ‘Bashkë Fitojmë’, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lajmëruar dy mbledhje të rëndësishme.

Në orën 18:00, Meta ka thirrur në një mbledhje kryesinë e Partisë së Lirisë dhe në 19.30 kandidatët për këshilltarë të forcës politike që ai drejton për Bashkinë e Tiranës.

Kjo lëvizje e Metës vjen 24 orë pas zyrtarizimit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ku pjesë janë Partia e Lirisë, Partia Demokratike, PBDNJ dhe PDK.