AKTUALITET, 16 Mars 2023, 13:50

Integrimi/ Varhelyi: BE duhet të mbajë fjalën, kur Shqipëria e ka mbajtur

Integrimi/ Varhelyi: BE duhet të mbajë fjalën, kur Shqipëria

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, tha se edhe kjo e fundit ka detyrim që të mbajë premtimet, kur vendi kandidat i ka mbajtur të tijat.

“Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi dhe ne kemi detyrime.

BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur. Dhe këtë po bëjmë.

Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekonomike këtu. Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 milionë euro grantesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.

Këtë koment Varhelyi e bëri gjatë konferencës për shtyp së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, dhe kryeministrin Edi Rama.