AKTUALITET, 16 Mars 2023, 14:20

Banorët në Mamurras sërish në protestë: Mjetet e tonazhit të rëndë dëmtuan rrugën

Banorët në Mamurras sërish në protestë: Mjetet e

Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras kanë dalë sërish në protestë.

Paraditen e sotme, disa banorë të kësaj lagjeje bllokuan kamionët e tonazhit të rëndë në shenjë proteste nga dëmtimi i rrugës, një problematikë e kahershme që është shkaktuar nga këto mjete.

Banorët kanë bllokuar edhe në dy raste të tjera këtë pjesë rruge ndonëse morën premtim nga kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara.

Mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë në këtë rrugë lagjeje përgjatë 24 orëve duke sjellë edhe dëmtimin e aksit. Sipas tyre, rruga do të mbetet e bllokuar deri në zgjidhjen e problemit.