AKTUALITET, 16 Mars 2023, 15:16

KAS mori vendim për regjistrimin e grupit të vulës në zgjedhje, reagon Enkelejd Alibeaj

KAS mori vendim për regjistrimin e grupit të vulës në

Enkelejd Alibeaj në reagimin e parë pas vendimit të KAS tha se “është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit”. 

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se vonesa e shkaktuar nga Celibashi “është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese”.

Alibeaj ka përsëritur thirrjen për kandidatët demokratë, “pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale”.

“Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, thekson Alibeaj.

Reagimi i Enkelejd Alibeajt:

Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.

Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrëveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.