AKTUALITET, 16 Mars 2023, 14:46

Durrës, dyshohet se abuzoi me dhunë me të miturën, arrestohet 23-vjeçari

Durrës, dyshohet se abuzoi me dhunë me të miturën,

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një të ri i cili ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç "– njofton policia.