TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një konflikt verbal ka degjeneruar më pas në dhunë fizike në një fshat të Njësisë Administrative të Hotolishtit të Bashkisë së Librazhdit.
Burime jo zyrtare bënë me dije se gjatë këtij konflikti Violeta Muçaku 52-vjeçe është dhunuar barbarisht nga bashkëfshatari i saj Agim Facja 50 vjeç.
Ai së bashku me dy djemtë e tij e kanë goditur 52 vjeçaren Muçaku me lopatë dhe me shkelma në bark. Incidenti mes palëve ka nisur për shkak të burimit të ujit të pijshëm në lagjen e tyre në fshatin Xhyrë.
Ndërkaq Polica pas denoncimit e ka marrë në pyetje të dhunuarën, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes .Sipas burimeve policore Facja edhe herë të tjera ka qenë protagonist i incidenteve të dhunshme.