TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa disa vatra zjarresh vazhdojnë të jenë aktive prej ditësh në zona të ndryshme të vendit, Bashkimi Europian njofton se një avion do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e flakëve. Ne faqen zyrtare te Komisionit Europian njoftohet se një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, me kapacitet 6 ton ujë, do të vije në 14 gusht në vendin tonë, si pjesë e mbështetjes emergjente të BE për Greqinë dhe Shqipërinë.
Situata me problematike është në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, ku prej 7 ditësh vazhdojnë të punojnë forca të zjarrfikësve nga te gjitha bashkitë e Qarkut te Korçës dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Në Parkun e Prespës po punojnë vetëm forca tokësore që thuajse e kanë të pamundur të përballojnë intensitetin e flakëve.
Situatë e vështirë është edhe ne malin e Tomorrit, ku mesditën e se hënës nisi një zjarr në kurorën me pisha, pikërisht në vendin ku pas pak ditësh nis pelegrinazhi për besimtaret bektashinj.
Flakët kanë përshirë dhe Parkun Kombëtar të Alpeve në Tropojë ndërsa po punohet për shuarjen e plotë të vatrës në qafën e Kolecit. Flakët kufizohen me shkëmbinj dhe sipas emergjencave nuk kanë rrezik për tu përhapur. Pas punës së pandërprerë strukturat operacionale të Emergjencave Civile kanë vënë nën kontroll mbrëmjen e së hënës vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Një natë më parë, dy familje janë evakuuar në lartësitë e Mesopotamit në Finiq si pasojë e flakëve në këtë zonë.