AKTUALITET, 13 Gusht 2024, 13:54

Mashtrimi me bursa studimi në SHBA, lihet në burg 20-vjeçari

Mashtrimi me bursa studimi në SHBA, lihet në burg 20-vjeçari

Gjykata e Apelit ka lënë në arrest me burg Ermes Hoxhallin, i hetuar për mashtrim kompjuterik. Seanca u monitorua nga perfaqësues të ambasadës amerikane.

I riu dyshohet se mashtronte me bursat përmes projekteve “lets talk together about Us 23”. 20-vjeçari nga Devolli, përmes mashtrimit me një identitet të rremë, u premtonte nxënësve e mësuesve udhëtime falas në SHBA e shërbime të tjera.

Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.