TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal. Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës
Në ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë nga Berati.
Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë që rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serave u shmang totalisht.