AKTUALITET, 13 Gusht 2024, 14:38

Djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë/ Zbardhet ngjarja, procedohet penalisht 17-vjeçari. Vijon puna për identifikimin e “porositësve”

Djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë/ Zbardhet ngjarja,

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e një jave më parë të ndodhur në lagjen “Lirim”, ku u dogj qëllimisht një automjet.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht një 17-vjeçar, si autor i dyshuar i ngjarjes, ndërkohë që vijon puna për identifikimi e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët dyshohet se kanë nxitur të miturin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”.

Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi S. P., 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Z. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.