AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 10:28

“Situata me reshjet e rrezikshme”, Tabaku: Qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë!

“Situata me reshjet e rrezikshme”, Tabaku: Qeveria duhet të

Në nisje të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

Siguria e jetës, theksoi ajo ndërsa nisi komisioni, dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja.

Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.

Më tej deputetja Tabaku vuri në dukje edhe situatën e krizës ekonomike duke u fokusuar në TVSH-në për ushqimet.

Tabaku: Meqenëse edhe sot në Komision po diskutojmë ligjin për TVSH-në”, vazhdoi ajo, “dua të tërheq vëmendjen e qeverisë për të ulur TVSH-në e ushqimeve pasi koha e krizës po prek gjithnjë e më shumë situatën ekonomike dhe portofolin e çdokujt.

Shqiptarët kanë nevojë për aksione më shumë se sa për fjalë propagandistike apo për t’i kujtuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Duhet të ngrihemi në lartësinë e nevojës që kërkon sot vendi!