AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 20:26

Sherr mes dy personave në Tiranë, përfundojnë në spital, bashkë me ta edhe gruaja shtatzënë

Sherr mes dy personave në Tiranë, përfundojnë në

Mbrëmjen e sotme, në Unazë të Re, janë konfliktuar shtetasit Xh. G., dhe A. T., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shkuar në spital për kontroll mjekësor bashkëshortja e shtetasit A. T., (shtatzëne) e cila ka qenë e pranishme gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.