AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 19:44

Një i plagosur në Tiranë, zbardhet ngjarja tek “5 Maji”

Një i plagosur në Tiranë, zbardhet ngjarja tek “5

Mbrëmjen e sotme në rrugën "5 Maji", janë konfliktuar dy të mitur të moshës 14 vjeç.

Si pasojë njëri prej tyre është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit të njërit prej të miturve është gjetur një pajisje elektroshok.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.