AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 16:07

“Luani dihet, është heroi Adem Jashari, po lepuri kush mund të jetë vallë?”, ironia e Gjergj Lucës me përrallën e të atit për situatën në Kosovë (VIDEO)

“Luani dihet, është heroi Adem Jashari, po lepuri kush mund

Biznesmeni Gjergj Luca ka komentuar situatën e nderë në Kosovë pas zgjedhjeve të pjesshme vendore në 4 komuna të veriut të banuara me shumicë serbe, ku situata shkoi deri te sulmi ndaj forcave të KFOR-it me 30 të plagosur dhe reagimin e ashpër të faktorit ndërkombëtar kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Luca, pasi i thuri elozhe heroit kombëtar Adem Jashari, që ka një bust madhështor te “Fish City” në Elbasan, u ndal të tregojë një përrrallë që ia kishte treguar në fëmijëri i ati, aktori i shquar Ndrek Luca, me historinë e luanit, lepurit dhe rrugën e vetme të kthimit.

“Ironia therëse e Gjergj Lucës për situatën në Kosovë dhe paralelizmi me historinë e luanit, lepurin dhe rrugën e vetme të kthimit. Luani dihet prej kohësh, është heroi Adem Jashari por lepuri kush mund të jetë vallë?”.