AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 18:43

Masakra e Velipojës me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, arrestohet në Itali një nga autorët

Masakra e Velipojës me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur,

Është vënë sot në pranga nga policia italiane një nga personat e shpallur në kërkim si një prej autorëve të masakrës së Velipojës në 2021.

I riu shqiptar ndaj të cilit kishte edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar ra në prangat e policisë mëngjesin e djeshëm.

Shqiptari u kap në një hotel në Mosano Adriatico dhe gjithashtu bëhet me dije se ishte në hetim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Si ndodhi masakra e Velipojës:

Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.

Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe bilancin e rëndë.