AKTUALITET, 10 Qershor 2023, 20:20

“Rrezikon 7 vite burg”, gazetarja zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos: Ja kë takoi para se të binte në pranga

“Rrezikon 7 vite burg”, gazetarja zbardh detaje nga arrestimi i

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se para arrestimit, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka takuar persona me të cilët kishte bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

E ftuar në studion e “Kjo Javë”, Lala u shpreh se Dako rrezikon deri në 7 vite burg, dhe se situata e tij mund te rëndohet për sa kohë SPAK ka vullnetin të zgjerojë hetimeve.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Nisida Tufa: Arrestimi i Vangjush Dakos.

Klodiana Lala: Erdhi nga biznesi dhe vijoi si politikan vendor. Zoti Dako duket se ishte i vetëdijshëm për arrestimin, Avokati i tij pretendon se u vetëdorëzua, por se thuhet se një skuadër ka qenë në vëzhgim gjatë të gjithë kohës. Vetëm ditën e fundit ka qenë në Tiranë, një natë më parë ka qenë në Durrës në një nga hotelet e tij ku është takuar me persona që ka bashkëpunuar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Arrestimin e Dakos dhe lirimin e Tahirit nuk i shoh të lidhura. Mendoj që SPAK ka vepruar kur ka parë që është pjekur çështja. Prokurorët në çështje të caktuara duan kohën e vet që të bëjnë veprime konkrete. Dako konsiderohej si një njeri shumë i rëndësishëm për Durrësin dhe një njeri shumë i afër me kryeministrin Rama. SPAK ka dyshim për dekonspirim të hetimit.

Flasim për SPAK dhe kam kritikat e mia si strukturë. kam thënë që kur ishte zoti Kraja nuk kishte rezultat, por në 32 vite ka pasur pandëshkueshmëri. Dukej e largët dita që të mendonim se një person si Dako mund të ishte pas hekurave.

Njerëzit që kishin ardhur atë ditë për seancën e masës ë sigurisë ishin të sigurt se ai do të lirohej e do të ikte në shtëpi. Për mua Dako duhej të shkonte pas hekurave për ndikimin në zgjedhjet vendore e parlamentare dhe për lidhjen e tij me krimin e organizuar. Por duke parë që prokurorët nuk e kanë më në duar dosjen 339, them dakord është një vepër penale gjithsesi. Por SPAK duhet të hetojë të gjithë aktivitetin e tij në bashki dhe tenderat.

Nisida Tufa: Mund të ketë zgjerim të hetimit?

Klodiana Lala: Ka hetim pasuror. Ka të tjera çështje nën hetim, nëse ka vullnet mendoj që SPAK duhet të mbështetet.

Nisida Tufa: Sa vite burg rrezikon Dako?

Klodiana Lala: Me akuzat deri tani rrezikon deri në 7 vite burg. Por nëse do ketë mbështetje, SPAK mund ta shtrij edhe më tej hetimin. ka pot prova e fakte që mund të rëndojnë ndjeshëm situatën e ish kreut të bashkisë së Durrësit.