AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 11:17

Sali Berisha do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD

Sali Berisha do të mbledhë sot grupin parlamentar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00 të kësaj të mërkure. Mbledhja vjen pak ditë para zhvillimit të Këshillit Kombëtar të PD, që do të mbahet në 26 Shtator.

Në rendin e ditës bëhet me dije se do të diskutohet rreth situatës politike ku priten edhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar.