AKTUALITET, 31 Maj 2023, 12:48

"E nisëm me flokë, tani jemi dy burra qerosë", Rama tallet me anëtarësimin në BE, në krah të homologut maqedonas

"E nisëm me flokë, tani jemi dy burra qerosë", Rama

Kryeministri, Edi Rama, që ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë ku po merr pjesë në panelin e diskutimit në kuadër të samitit "GLOBSEC 2023", bëri batuta tallëse me vonesat e anëtarësimit në Bashkimin Europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në krah të homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama bëri një batutë duke thënë se në fillim të procesit, në një takim në Selanik, në vitin 2003, të dy ishin me flokë, ndërsa tani janë qerosë.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm,” – u shpreh Rama.