AKTUALITET, 31 Maj 2023, 12:32

Pesë muaj pa marrë rrogat, punonjësit bllokojnë dyert e inceneratorit të Fierit

Pesë muaj pa marrë rrogat, punonjësit bllokojnë dyert e

20 punonjës kanë bllokuar dyert e inceneratorit të Fierit, pasi prej pesë muajsh janë pa rroga. Ata janë hedhur në protestë, ku kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.

Punonjësit që po protestojnë kanë bllokuar totalisht punën, duke bllokuar portën hyrëse të inceneratorit, ndërkohë kanë bërë me dije se kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

Ata kanë 5 muaj pa marrë pagat, dhe një periudhe me të gjatë kohe pa iu paguar sigurimet shoqërore.

Ne incenerator duhet të depozitojnë mbetjet 6 Bashki të qarkut, ndërsa prej disa ditësh makinat janë bllokuar.