AKTUALITET, 31 Maj 2023, 12:14

I shkaktoi dëm 1.2 milion euro shtetit, gjykata ndryshon masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn

I shkaktoi dëm 1.2 milion euro shtetit, gjykata ndryshon masën e

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Nga arrest në shtëpi për të është vendosur që të vijojnë hetimet në detyrim paraqitje.

Gjokutaj akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me procedurat e kompensimit të një prone në vlerën e rreth 1.2 milion euro.

Pas arrestimit Gjokutaj u shtrua në spital për shkak të gjendjes shëndetësore ndërkohë që Apeli i Tiranës i ndryshoi masën nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Ndërkohë që në arrest shtëpie vijojnë të qëndrojnë Alban Ruli përmbarues privat dhe Fatmir Hoxha drejtor juridik në Ministrinë e Financave. Hetimet për këtë çështje janë drejt përfundimit dhe pritet që dosja të kalojë me kërkesën për gjykim në Shkallën e Parë.