TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e Egli Progës është ende e paqartë për rrethanat në të cilat ndodhi dhe arsyen e dhunës ndaj tij nga autori i dyshuar, Denis Meçe.
Në dosjen hetimore, pronari i lokalit ku para ngjarjes ndodhej edhe autori edhe viktima, thotë se ndodhej aty në momentin kur ndodhi sherri, por se nuk ka asgjë.
Pronari i lokalit, i cili është mik me autorit, në dëshminë e tij, deklaron: “Nuk kanë bërë asnjë lloj debati apo konflikti midis tyre dhe ka ndenjur shumë pak kohë pasi vetëm gjysmën e birrës ka pirë dhe është ngritur ka shkuar në tualet.
Kur doli jashtë kanë thirrur njerëzit me zë të lartë që kërkonin ujë dhe kam dalë me të shpejtë jashtë dhe e pashë atë të shtrirë në tokë, e ngrita për t’i dhënë ndihmë deri sa erdhi ambulanca që e mori. Kamera që kam unë tek lokali e kam kontrolluar dhe nuk regjistronte fare por vetëm sa sheh në moment dhe asgjë më tepër.”.