TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, tha se qeveria nuk po e përfill opozitën.
E pranishme në Këshillin e Integrimit Europian, Açka iu drejtua edhe ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann, duke thënë se shqiptarët po ikin dhe nuk duan të jetojnë më në Shqipëri.
Më tej deputetja demokratike u shpreh se, “kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik”.
“Këtu opozita nuk përfillet. Jemi tek reforma territoriale, paguhen para dhe mazhoranca thotë që do të vazhdojmë me hartën që kemi pasur. Po atëherë pse po punojmë me gjithë këto njerëz?
Ose do bashkëpunosh me opozitën ose jo. Opozita bashkëpunon me ju dhe e quan këtë demokraci, nuk është për të ndarë tortën.
Zonja ambasadore ne na kanë rrjedhur 450 mijë shqiptarë. Nuk duan të rrinë në Shqipëri. Dhe unë që vij nga jashtë politikës, unë kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik, duket sikur politika është një akt kaq serioz sa nuk i takon më politikanëve”, tha ndër të tjera Açka.