TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Opozita e quajti buxhetin e vitit 2026 si një dedikim vetëm për ta abuzuar, vjedhur dhe për shtresat e larta apo ministrat e kabinetit dhe qeverinë.
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, teksa foli nga foltorja, akuzoi mazhorancën për projektbuxhetin, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë ekonomik që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.
Madje ai tha se në vend që buxheti të jepet për shtresat në nevojë, pensionistët, dhe familjet shqiptare, jepet për koncesione milionëshe.
Ai kujtoi skandalin me ilaçet në spitalin Onkologjik, gjendjen e fermerëve, bujqësisë, të korrupsionit dhe skandaleve qeveritare, duke thënë se “qytetarëve kjo qeveri u jep vetëm Noc Rrokun”.
“Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve”, tha Noka.
Ai akuzoi qeverinë se nuk mendon për qytetarët shqiptarë, por vetëm për oligarkët dhe pushtetarët, për të ndarë “llokmat”.
“Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet.
Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve. Me këtë buxhet merr vetëm “Noc Rrokun”, se qytetarët nuk marrin gjë. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku”, tha ai.