TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK ku dha sqarime për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.
Berisha tha para mediave se protesta u organizua nga Edi Rama dhe ai eshte pergjegjesi kryesor.
Kreu i PD theksoi se ushtaret e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda kryeministrise, madje ai thekson se nuk është dhënë asnjë urdhër.
Berisha tregoi edhe një episod, duke theksuar se “Basha dhe komandati i Gardës i kanë kërkuar që ta evakuonin”, por thotë se nuk pranoi.
“Ushtarët Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.
Më pyetën a jeni takuar me Bashën? Po ka ardhur në zyrën time. Ishin thyer xhamat ngjitur me tavolinën time, ministri me komandantin e gardës më thanë të të evakuojmë, jo i thashë, sepse unë isha në zyrën time.
Kisha takime. Nuk lëviz i kam thënë. Unë kam qëndruar në zyrë deri në fund”, tha Berisha.
Sali Berisha: Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma.
Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë . Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund.
Nga brenda godinës u vranë katër qytetarë të pafajshëm?
Sali Berisha: Gënjeshtër me bisht kjo që thua. Të shtënat janë të gjitha.., shih filmimet. Ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. U qëllua nga vend rojet e Gardës.
Garda ka një ligj që autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt. Të qëllojë në ajër, te këmbët apo të eliminojë rrezikun. Ky ligj u miratua nga PS jo nga ne,. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.