AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 11:04

VIDEO/ Deputetët e PD i kthejnë kurrizin kur flet, reagon me ironi Rama: Ankoheni për ligjin dhe më ktheni shpinën?! Më mirë kurrizi se fytyra juaj!

VIDEO/ Deputetët e PD i kthejnë kurrizin kur flet, reagon me ironi

Deputetet e Partisë Demokratike kanë mbajtur një qëndrim duke kthyer kurrizin ndaj kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit mori fjalën për të prezantuar buxhetin në Parlament.

Në momentin që Rama fillon të flasë, të gjithë ligjvënësit e PD kthejnë kurrizin, por kjo situatë u kalua me ironi nga kryeministri, i cili tha se “edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon”.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se “është më mirë ti kthejnë kurrizin sesa fytyrat”.

“Edhe të ankohen për ligjin edhe të më ktheni kurrizin mua sikur nuk shkon. Megjithatë faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim, sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.