AKTUALITET, 19 Nëntor 2025, 11:32

Tuneli i Llogarasë, Rama: Dilni rrugëve dhe keni mbetur “kashtë e koqe”! Sot Drejtësia është e pavarur!

Tuneli i Llogarasë, Rama: Dilni rrugëve dhe keni mbetur

Kryeministri Edi Rama ka komentuar aferën e Llogarasë, ku është marrë e pandehur ministrja e Infrastrukturës, nen dyshimet për abuzim me 50 mln euro.

“Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se drejtësia është e pavarur dhe ironizoi opozitën duke thënë se bëjnë prokurorin rrugëve.

“Dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Deputeti që rri përballë, ligji nuk e ka infektuar. Sa kohë do të vazhdoni të bëni prokurorinë popullore, do vazhdon të jeni aty ku jeni dhe më të tkurrur.

Këtu nuk jemi për të diskutua rpër ju, por mqs më ngacmoni sa herë ju shoh.

Dua ta nis me varfërinë dhe me të ardhurat sepse pikërisht tek raporti me varfërinë është arsyeja pse jemi në mandatin e 4.

Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve.

Rrini fort ligjit andej ( i drejtohet opozitës). Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh.