AKTUALITET, 28 Maj 2023, 15:49

Lëviznin lirshëm në qytet pas thyerjes së masës së sigurisë, kapen dy të rinjtë të dënuar për drogë e armë pa leje (EMRAT)

Lëviznin lirshëm në qytet pas thyerjes së masës së

Dy të rinj janë arrestuar në Fier, pasi kishin thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Mësohet se shtetasi Romario Çuko i dënuar për drogë është kapur jashtë banesës ndërsa 41-vjeçari, Mario Çukaj i dënuar për armë pa leje është arrestuar teksa qarkullonte me automjet në qytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë  Romario Çuko., 29 vjeç, banues në Vadhizë, Fier, pasi është kapur jashtë banesës, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Mario Çukaj.., 41 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke qarkulluar me automjet, duke thyer kështu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme