TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fidel Ylli, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur pë luftën që ka shpërthyer në FSHF.
Ai tregoi edhe prapaskenat e ardhjes së Dukës në krye të Federatës dhe personat që e kanë mbështetur.
"Duka ka hyrë në stadium për herë të parë, kur është bërë President. E mori Nard Koka për dore edhe me ndihmën e Fatos Nanos, ky arriti duke i bërë një puç Sulstarovës dhe kapi Federatën.
Ikën Nano vjen Berisha. Berisha e sulmoi pa të drejtë, me ato sulme që mund t'i bëjë gjithëkujt.
Çështja e Dukës që fliste Saliu, "Duka i krimit", ishte politike. Ai e përballoi me ndihmën e FIFA.
Në momentin që vjen Rama, nga ky moment Shqipëria ka bërë pesë stadiume futbolli. Me vizionin e Ramës, i tha hajde të bashkëpunojmë. Bëri stadiumin e Elbasanit, Shkodrën, Kukësi…
Si mund të ketë ndërhyrje politike, kur kryeministri i ka dhënë 30 milionë euro këtij njeriu, futbollit", tha Ylli.