AKTUALITET, 27 Janar 2022, 21:39

I ftohti acar, gjendet pa jetë 67-vjeçarja në Fier

I ftohti acar, gjendet pa jetë 67-vjeçarja në Fier

Një grua 67-vjeçe ka ndërruar jetë në Fier në ditët e fundit kur i gjithë vendi ishte mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkonin deri në -17 gradë.

Viktima është Liljana Sema 67 vjeç. Ajo jetonte e vetme në fshatin Ferras.

Një banor i tha “ABC”-së se, Sema ditët e fundit të jetës i kaloi në një kasolle pa bukë dhe drita.

67-vjeçarja u gjet nga i vëllai pa jetë. Shkak i vdekjes dyshohet se ka qenë i ftohti.