AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 17:59

Kush është kryetari i PD-së? Bardhi: Për momentin nuk ka. Unë njoh vendimin e organit me të lartë drejtues të partisë

Kush është kryetari i PD-së? Bardhi: Për momentin nuk ka.

Demokrati Gazment Bardhi deklaroi se për momentin PD-ja nuk ka kryetar. Ai gjithashtu komentoi edhe përplasjen me kreun e PD Lulzim Bashën për të cilën tha se nuk është i detyruar të ndjekë një rrugë në cilën nuk beson.

Bardhi tha se njeh vendimin e organit më të lartë drejtues të partisë.

“Në këtë moment nuk ka kryetar të PD. Sipas vendimit të Këshillit Kombëtar, vendimmarrja për drejtimin e përkohshëm të partisë është shtyrë për një moment tjetër.”, tha Bardhi. Sakaq Bardhi deklaroi se njeh kandidatin e opozitës së Kukësit, ndërsa shtoi se nuk ka rëndësi sigla.

“Unë njoh kandidatin e opozitës për Kukësin, atë të PD-së dhe PS-së. Nuk ka rëndësi sigla. Unë jam opozitar dhe në opozitë duhet të bëj zgjedhje. Unë kam zgjedhur të bëhem pjesë e zgjedhës së çdo gazetari”, përfundoi Bardhi.