AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 13:38

Operacioni “Tempulli”, gjykata lë në burg disa nga të arrestuarit në Korçë

Operacioni “Tempulli”, gjykata lë në burg disa nga të

Gjykata e Korçës ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për një pjesë nga grupi i të arrestuarve në operacionin antidrogë të koduar “tempulli”.

Sipas infoermacioneve mësohet se janë lënë në burg shtetasit, Xhoni Alo, Edison Foto, Evis Qani, Fatjon Bedulla, Eduart Najtellari, Vasjan Ristollari, Nikolla Stamulli, Fatjon Xhambazi, Theodhoraq Thoma dhe Musolin Ymeri.

Prokuroria kërkoi vazhdimin e masës së sigurimit më karakter shtrëngues “arrest në burg” ndërsa u pranua nga gjykata.

Në total policia e Korçës vuri në pranga 25 persona, të cilët do të njihen sot me masat e sigurisë.