AKTUALITET, 16 Shtator 2023, 14:18

Plazh edhe në vjeshtë, Ksamili vijon të presë turistë, rezervime edhe në tetor

Plazh edhe në vjeshtë, Ksamili vijon të presë turistë,

Temperaturat e favorshme , qetësia dhe çmimet e arsyeshme, e kanë kthyer  Ksamilin si destinacionin e preferuar të turistëve edhe për muajit e vjeshtës.

Turist, kryesisht perëndimor kanë zgjedhur vjeshtën për të kaluar pushimet e tyre, në bregdetin jugor.

“Quhem Ruksuana dhe jam nga Ukraina, zgjodha të vijmë këtu të shohim këto plazhe të bukura, të shohim ketë natyrë të mrekullueshme.

Kam qenë këtu përpara 5 vjetesh, mu duk shumë bukur dhe me njerëz të mirë e ndaj zgjodhëm të vijmë këtu për pushime…

Nuk e di si ka qenë situata këtu në kulmim e sezonit por tani për mua është shumë mirë sepse nuk ka shumë njerëz këtu, më pëlqen moti, cilësia e shërbimeve është shumë mirë dhe çdo gjë është mrekulli”, tha turistja për ABC News.

Për operatorët turistik në Ksamil vera që lamë pas, është një nga me të mirat përsa i përket fluksit të turistëve. Rezervimet kanë qenë maksimale për shtatorin dhe vijojnë me ritme të larta edhe për tetorin.

Operatorët turistikë në Sarandë theksojnë se tashmë sezoni turistik do të jetë me kohëzgjatje përgjatë gjithë vitit.