TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar sot masat në lidhje me 61 të arrestuarit e tjerë gjatë operacionit “Tempulli”. Mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për tre prej atyre që janë arrestuar, duke kaluar nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje, ndërsa 58 të tjerët i ka lënë në burg.
Ndërkohë kujtojmë se në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë. Policia në kryeqytet ekzekutoi 90 prej tyre, ndërsa të tjerët janë në kërkim.
Një ditë më parë, Gjykata Penale la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest me burg’ për 29 personat e parë që u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.